Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 141 NGA 364

Eksodi 19:3, 4

Pastaj Moisiu u ngjit drejt Perëndisë; dhe ZOTI i thirri nga mali, duke i thënë: «Kështu do t'i thuash shtëpisë së Jakobit dhe këtë do t'u njoftosh bijve të Izraelit:
"Ju e patë atë që u bëra egjiptasve, dhe si ju solla mbi krahë shqiponje pranë meje.

Moisiu me Zotin

Populli i Izraelit vazhdoi përsëri udhëtimin e tij. Kolona e resë u ndal në një mal të lartë. Ai ishte mali Sinai. Ata do të qëndronin aty për një kohë të gjatë. Moisiut i duhej të vazhdonte edhe më larg. Ai duhej të ngjitej në mal. Kështu e kishte urdhëruar Perëndia. Perëndia dëshironte t’i fliste Moisiut. Ai tha se Moisiu duhej t'u tregonte të gjithë njerëzve se çfarë kishte bërë Perëndia. Perëndia ishte kujdesur aq mirë për ta. Ai i shpëtoi nga egjiptasit. Zoti tha: “Nëse tani e dëgjoni zërin Tim, do të jeni populli Im përgjithmonë. Sepse ju jeni një popull i shenjtë.” Një popull që i përket Perëndisë. A i përket dhe ti Atij?

Shkrimet e Shenjta

Dita 140Dita 142

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al