Le të lexojmë BiblënShembull
Eksodi 17:11
Dhe ndodhi që, kur Moisiu ngrinte dorën e tij, Izraeli fitonte; përkundrazi, kur e ulte dorën, fitonte Amaleku.
Duart e ngritura lart drejt qiellit!
Moisiu po qëndronte atje në mal. Ai i mbante duart të ngritura lart drejt qiellit. Ndërkohë që mbante dhe bastunin e tij në duar. Ai iu lut Perëndisë. “Zot na ndihmo, bëj që izraelitët të fitojnë!” Gjërat po shkonin mbarë. Izraelitët po fitonin, por Moisiut po i lodheshin duart. Një moment ai i uli krahët. Por çfarë ndodhi? Amalekitët po e fitonin betejën! Përsëri Moisiu ngriti krahët lart së bashku me bastunin. Kështu që Izraeli po fitonte përsëri. Aaroni dhe Huri ndihmuan Moisiun. Ata ia mbanin krahët lart Moisiut. Bastuni drejtohej kah qiellit. Moisiu vazhdonte të lutej, dhe Perëndia e dëgjoi. Amalekitët ia mbathën. Izraeli fitoi.
Mendo rreth kësaj...
Populli i Izraelit ishte në shkretëtirë. Ata u ankuan sepse nuk kishin për të ngrënë dhe për të pirë. Ata preferonin të ktheheshin në Egjipt. A u zemërua Perëndia me ta? Po, por Perëndia është kaq i durueshëm. Ai u kujdes për ta dhe vazhdonte t’u jepte atyre mish, bukë dhe ujë. Kishte mjaftueshëm për të gjithë. Më pas u bë dhe një luftë. A do ta humbisnin luftën? Jo, Perëndia u kujdes edhe për këtë. Ai dëgjoi lutjen e Moisiut. Kërkoji Perëndisë të të mësojë të lutesh si Moisiu.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al