Le të lexojmë BiblënShembull
Eksodi 19:17, 18
Pastaj Moisiu e nxori popullin nga kampi për ta çuar përballë Perëndisë; dhe ata qëndruan në këmbët e malit.
Mali i Sinait ishte tërë tym, sepse ZOTI kishte zbritur mbi të në zjarr; tymi i tij ngrihej si tymi i një furre, dhe tërë mali dridhej fort.
Zoti flet
Kaluan tri ditë. I gjithë populli ishte pastruar dhe kishte shkuar në mal. Ata ishin vendosur rreth malit Sinai. Askush nuk lejohej të ngjitej në mal sepse mali i përkiste Perëndisë. Papritmas u dëgjuan gjëmime të forta dhe bubullima. Kishte edhe vetëtima. Dukej sikur po ndodhte një stuhi e fortë. Pastaj një re e dendur dhe e errët u shfaq mbi mal. Të gjithë dëgjuan tingullin e fortë të një borie. Populli kishte shumë frikë! Ata qëndruan të heshtur rrëzë malit. Pastaj, një tym filloi të dilte nga mali. Popullin e zuri edhe më shumë frika. Papritmas ata dëgjuan bubullima të forta. Moisiu nuk kishte frikë. Moisiu dëgjoi zërin e Zotit, Perëndisë së tij. Në këtë mënyrë Zoti thirri Moisiun që të ngjitej tek Ai në mal. Në ditët e sotme, Perëndia flet përmes Fjalës së Tij. Ne mund ta lexojmë në Fjalën e Perëndisë atë që Ai thotë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al