Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 147 NGA 364

Eksodi 20:13, 14, 15, 16

Mos vrit.
Mos shkel besnikërinë bashkëshortore.
Mos vidh.
Mos bëj dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd.

Të duash të afërmin tënd.

Zoti vazhdon të flasë, pjesa e dytë e ligjit.

5. Kini respekt për të gjithë ata që janë më të mëdhenj se ju.

6. Mos vrit(mos urre njerëz të tjerë).

7. Mos e shkel kurorën (Jo divorc).

8. Mos vidh.

9. Mos gënje.

10. Mos trego lakmi për atë që kanë njerëzit e tjerë.

Populli po dëgjonte, por ata kishin aq shumë frikë! Kjo ishte arsyeja që ata i kërkuan Moisiut që Perëndia t'i tregonte gjithçka Moisiut në fillim, dhe më pas Moisiu t'u tregonte atyre. Ky ishte plani i Perëndisë. Kjo ishte arsyeja përse Moisiu u ngjit përsëri në mal te Perëndia.

Mendo rreth kësaj...

Perëndia dha dhjetë urdhërimet, ligjin, mijëra vjet më parë. Megjithatë, ky ligj është ende shumë i rëndësishëm edhe sot! Perëndia ende na urdhëron që t'i bindemi ligjit të Tij. Jo, ti nuk mund ta mbash atë por megjithatë ne duhet t’i bindemi atij. Të duhet hir për ta mbajtur ligjin. Lutu që Perëndia të të japë hir!

Shkrimet e Shenjta

Dita 146Dita 148

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al