Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 148 NGA 364

Eksodi 32:1

Por populli, duke parë që Moisiu po vononte të zbriste nga mali, u mblodh rreth Aaronit dhe i tha: «Hajt tani, na bëj një perëndi të shkojë para nesh, sepse sa për Moisiun, njeriun që na nxori nga vendi i Egjiptit, nuk dimë çfarë i ka ndodhur».

“Duam një Perëndi tjetër”

Moisiu qëndroi në mal për një kohë të gjatë. Ai qëndroi aq gjatë sa njerëzit menduan se ai nuk do të kthehej më kurrë. Ata shkuan tek Aaroni dhe i thanë: “Bëj një perëndi për ne, i cili do të na ndihmojë. Moisiu është zhdukur dhe ne nuk e dimë se çfarë i ka ndodhur.” Aaroni pa që populli ishte i zemëruar. Aaroni pati frikë. Ai sajoi një plan që i dukej i mençur. “Në rregull”, tha ai. “Më jepni të gjitha stolitë tuaja prej ari dhe argjendi.” Aaroni mendonte se njerëzit nuk do ta bënin kurrë këtë gjë. Ata kishin sjellë kaq shumë bizhuteri të bukura me vete. Asnjëri nuk do të dëshironte që t’i dhuronte ato. Por çfarë ndodhi? Populli i dhuroi bizhuteritë që kishte!

Shkrimet e Shenjta

Dita 147Dita 149

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al