Le të lexojmë BiblënShembull
Eksodi 32:26, 27
u ndal në hyrje të kampit dhe tha: «Kushdo që është me ZOTIN, le të vijë tek unë!». Dhe të gjithë bijtë e Levit u mblodhën pranë tij.
Dhe ai u tha atyre: «Kështu thotë ZOTI, Perëndia i Izraelit: "Secili prej jush të vërë shpatën në krahun e tij; kaloni dhe rikaloni nga një hyrje e kampit në tjetrën, secili të vrasë vëllanë e tij, mikun e tij, fqinjin e tij!" ».
Ndëshkimi
Moisiu pa viçin e artë. Ai e dogji atë në zjarr dhe e bëri pluhur. Pastaj e përhapi pluhurin në ujin e pijshëm dhe ia dha popullit për ta pirë. Aaroni i tregoi se çfarë kishte ndodhur. Moisiu shkoi te hyrja e çadrës dhe qëndroi atje. Ai thirri: “Ata që i përkasin Perëndisë, të vijnë pranë meje”. Kush do të vijë? Burrat e familjes së Levit. Ata nuk kishin marrë pjesë në festën e viçit. Atëherë Moisiu u tha atyre se duhet të rroknin shpatat dhe të vrisnin njerëzit që kishin adhuruar viçin. Çfarë ndëshkimi i rëndë ishte ky për mëkatin e tyre. Mëkati është kaq i lig. Nëse vazhdon të mëkatosh, Perëndia do të të ndëshkojë dhe ty gjithashtu!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al