Le të lexojmë BiblënShembull
Numrat 13:1, 2
ZOTI i foli Moisiut, duke i thënë:
«Dërgo njerëz të kqyrin vendin e Kanaanit që unë po u jap bijve të Izraelit. Do të dërgoni një nga çdo fis i etërve të tyre; të gjithë të jenë nga princat e tyre».
Pranë Kanaanit, tokës së premtuar
Populli i Izraelit duhej të nisej në udhëtim sërish. Por Perëndia ishte përsëri me ta! Kolona e resë vazhdonte të shkonte para tyre. Më pas ajo u ndal. Ata duhej të prisnin. Ata ishin pranë Tokës së Premtuar. Edhe pak më tej dhe ata do të ishin në shtëpi më në fund. Por Perëndia kishte një plan. Moisiu ia tregoi planin popullit. Dymbëdhjetë burra të fortë duhej të shkonin në vendin e Kanaanit. Kjo duhej të bëhej në fshehtësi. Askush në Kanaan nuk duhej ta dinte. Ata duhej të shkonin dhe të shihnin nëse kananenjtë ishin të fortë, nëse aty kishte qytete të mëdha dhe nëse ishte një vend i mirë. Moisiu zgjodhi dymbëdhjetë burra. Jozueu dhe Kalebi ishin dy prej tyre.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al