Le të lexojmë BiblënShembull

Numrat 14:11
Pastaj ZOTI i tha Moisiut: «Deri kur do të më përçmojë ky popull? Dhe deri kur do të refuzojnë të besojnë pas gjithë atyre mrekullive që kam bërë në mes të tyre?
Perëndia është i zemëruar.
Populli u zemërua edhe më shumë. Ata morën gurë dhe donin t'i gjuanin me to Moisiut, Aaronit, Jozueut dhe Kalebit. Ata donin t'i vrisnin! Por pastaj erdhi Perëndia. Kolona e resë zbriti në tabernakull, në çadrën e Zotit. Populli hodhi poshtë gurët dhe ra në qetësi. Perëndia i foli Moisiut. Perëndia tha se nuk kishte më durim me izraelitët. Ata ende ishin mosbesues. Ata harruan gjithçka që Perëndia kishte bërë për ta. Tani Ai do t’i vriste të gjithë Izraelitët por nga Moisiu do të bëhej një popull i madh. As Moisiut nuk iu lejua të jetonte në Kanaan. Perëndia nuk kishte më durim. Sa e tmerrshme!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al