Le të lexojmë BiblënShembull
Numrat 21:3
ZOTI e dëgjoi zërin e Izraelit dhe ia dha në dorë kanaanejtë; dhe ai i shkatërroi plotësisht ata bashkë me qytetet e tyre, dhe ky vend u quajt Hormah.
Luftë
Populli i Izraelit vazhdoi udhëtimin e tij. Ata kaluan nëpër vendin e mbretit të Aradit. Por mbreti i Aradit nuk dëshironte që ata të kalonin nëpër vendin e tij. Ai erdhi me një ushtri dhe filloi të luftonte me Izraelin. Ai zuri rob disa nga burrat dhe i mori me vete në vendin e tij. Izraelitët kishin shumë frikë! Ata iu lutën Perëndisë. Ata i kërkuan Perëndisë që t'i ndihmonte. Ata tani kishin nevojë për Zotin. A i dëgjoi Perëndia? Po. Perëndia i dëgjoi lutjet e tyre. Ai u kujdes për ta dhe u dha fitoren. Kështu ata mund të lëviznin më tej. A do të ishin ata mirënjohëspas kësaj ndaj Perëndisë?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al