Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 166 NGA 364

Ligji i Përtërirë 31:2

dhe u tha banorëve të tij: «Unë jam sot njëqind e njëzet vjeç, nuk mundem më të hyj dhe të dal; përveç kësaj ZOTI më ka thënë: "Ti nuk do ta kalosh Jordanin”.

Moisiu jep lamtumirën.

Moisiu qëndroi para tërë popullit të Izraelit. Të gjithë e dëgjonin atë në heshtje. Moisiu u tregoi se i duhej të largohej. Përse? Dëgjoje! Moisiu tha se ai ishte shumë i moshuar. Ai ishte 120 vjeç. Por kjo nuk do të thoshte se ai nuk mund të bënte më asgjë. Ai ishte ende mjaft i fortë për të udhëtuar për në Tokën e Premtuar. Por Perëndia nuk ia lejoi. Shumë vite më parë, as Moisiu nuk iu bind zërit të Perëndisë. Ai e goditi shkëmbin për të nxjerrë ujë, kur Perëndia i kishte thënë që thjesht të fliste. Sa keq që Moisiu nuk u lejua të hynte në Tokën e Premtuar. Por Moisiu nuk ishte i trishtuar, sepse kur të vdiste ai do të jetonte përgjithmonë me Perëndinë në qiell. Atje ai do të ishte shumë më i lumtur se në Tokën e Premtuar.

Shkrimet e Shenjta

Dita 165Dita 167

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al