Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 167 NGA 364

Ligji i Përtërirë 31:6

Tregohuni të fortë dhe trima, mos kini frikë, mos u trembni prej tyre, sepse ZOTI, Perëndia yt, është ai vetë që ecën me ty; ai nuk do të të lërë dhe nuk ka për të të braktisur».

Jozueu

Moisiu u tha se nuk do të shkonte me ta në Kanaan. Por Perëndia do të shkonte me ta. Dhe kjo është shumë më e rëndësishme. Kur Perëndia është me ty, ti nuk ke pse të kesh frikë. Me Perëndinë gjërat gjithmonë do të shkojnë mirë. Perëndia gjithashtu caktoi një udhëheqës tjetër. Ky ishte Jozueu. Moisiu tha se populli tani duhej t’i bindej Jozueut. Pastaj ai i tha Jozueut: “Ji i fortë dhe trim, pasi ti do t’i çosh bijtë e Izraelit në Kanaan”. Perëndia u kishte premtuar atyre se ata do të jetonin atje. Kjo do të ndodhte shumë shpejt. Perëndia do t’i ndihmonte. Ai do të ishte me Jozueun!

Shkrimet e Shenjta

Dita 166Dita 168

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al