Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 169 NGA 364

Jozueu 1:1

Mbas vdekjes së Moisiut, shërbëtorit të ZOTIT, ndodhi që ZOTI i foli Jozueut, djalit të Nunit, që i shërbente Moisiut, dhe i tha:

Jozueu në vend të Moisiut

Moisiu kishte vdekur. A të kujtohet kush do të ishte udhëheqësi i popullit të Izraelit pas Moisiut? Bravo, Jozueu. Jozueu ishte një nga dymbëdhjetë vëzhguesit. Ai besoi se Zoti do t'u jepte atyre vendin e Kanaanit. Perëndia tani filloi t'i fliste Jozueut. Perëndia i tha Jozueut se ata duhej të udhëtonin më tej. Ata duhej të shkonin në anën tjetër të lumit Jordan. Perëndia përsëri premtoi se Ai do t'ia jepte vendin e Kanaanit popullit të Izraelit. Ai së pari ia tha Moisiut. Tani Perëndia po ja thoshte përsëri Jozueut. Çdo gjë që Zoti premton do të ndodhë!

Shkrimet e Shenjta

Dita 168Dita 170

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al