Le të lexojmë BiblënShembull

Jozueu 3:14
Kështu, kur populli ngriti çadrat për të kaluar Jordanin, priftërinjtë që mbanin arkën e besëlidhjes ecnin përpara popullit.
Përmes Jordanit
Një radhë shumë e gjatë me njerëz po vinte. Ata po shkonin drejt lumit Jordan. Jordani është një lumë i madh. Nuk mund të kalosh nëpër të. Kjo është shumë e rrezikshme. Ti do të mbyteshe. Por izraelitët duhej të kalonin në anën tjetër. Si do të ndodhte kjo? Nuk kishte urë dhe as traget. Priftërinjtë, me Arkën shkonin përpara. Ata nuk u ndalën para lumit Jordan. Dhe ja se çfarë ndodhi! Kur këmbët e priftërinjve hynë në ujë, një shteg u shfaq në Jordan. Priftërinjtë mund të ecnin nëpër të. Populli ndiqte priftërinjtë nga pas. Kështu ata arritën të gjithë të kalonin në anën tjetër.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al