Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 176 NGA 364

Jozueu 2:1

Jozueu, bir i Nunit, dërgoi dy burra nga Shitimi për të vëzhguar fshehurazi, duke u thënë: «Shkoni, kontrolloni vendin dhe Jerikon». Kështu ata shkuan dhe hynë në shtëpinë e një prostitute, të quajtur Rahab, dhe aty banuan.

Dy vëzhguesit

Populli i Izraelit ishte pothuajse pranë Tokës së Premtuar. Por në tokën e Kanaanit shtrihej qyteti i fortë i Jerikos. Si do të futeshin ata në atë qytet? Qyteti kishte mure të lartë dhe porta të fortifikuara. Jozueu bëri një plan. Dy burra duhej të shkonin atje fshehurazi dhe të vëzhgonin. Ata njiheshin si vëzhgues. A të kujtohet kur dymbëdhjetë vëzhgues shkuan në Kanaan më parë? Tani do të shkonin dy burra të tjerë. Ata me kujdes kaluan përmes portës. Ata nuk donin të binin në sy. Askush nuk duhej ta dinte se ata ishin izraelitë. Ata hynë në shtëpinë e Rahabit. Ajo ishte një grua mëkatare. Shpesh burra të tjerë e vizitonin shtëpinë e saj. Ajo i lejoi vëzhguesit të qëndronin aty gjatë natës.

Shkrimet e Shenjta

Dita 175Dita 177

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al