Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 177 NGA 364

Jozueu 2:3

Atëherë mbreti i Jerikos dërgoi t'i thotë Rahabit: «Nxirri jashtë njerëzit që kanë ardhur te ti dhe kanë hyrë në shtëpinë tënde, sepse ata kanë ardhur për të vëzhguar tërë vendin».

Për pak sa nuk kapen

Papritmas u dëgjuan njerëz të zemëruar në derën e shtëpisë së Rahabit. Rahabi i dëgjoi ata dhe shpejt e shpejt i fshehu vëzhguesit nën kashtë në çati. Më pas, Rahabi hapi derën. Tek pragu ishin ushtarët e mbretit të Jerikos. Ata i thanë: “Ku janë dy burrat që kanë ardhur tek ti?”. Rahabi u tha se të dy burrat ishin larguar. Ajo nuk e dinte as nga erdhën e as se ku shkuan. Por ajo u tha se mendonte që ata ishin larguar përsëri nga qyteti. Rahabi u tha: “Nxitoni t’i kërkoni jashtë portës, me siguri do t’i gjeni atje”.

Shkrimet e Shenjta

Dita 176Dita 178

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al