Le të lexojmë BiblënShembull
Jozueu 2:12, 13
Prandaj, ju lutem, betohuni në emër të ZOTIT që, ashtu si kam treguar dhembshuri ndaj jush, edhe ju do të tregoni po atë dhembshuri ndaj shtëpisë së atit tim; më jepni, pra, një shenjë të sigurt,
që do t'i lini të gjallë atin tim, nënën time, vëllezërit dhe motrat e mia dhe të gjitha gjërat që u përkasin atyre, dhe që do të shpëtoni jetën tonë nga vdekja».
Rahabi kërkon ndihmë.
Kur ushtarët u larguan Rahabi u ngjit lart në çati. Duke treguar shumë kujdes ajo thirri dy vëzhguesit. Ata e kishin kuptuar që Rahabi i ndihmoi. Rahabi u tha vëzhguesve: “Unë kam dëgjuar që Perëndia i Izraelit ka bërë mrekulli. Ai është aq i fortë dhe aq i fuqishëm, saqë askush nuk mund ta mundë popullin tuaj.” Rahabi e kuptoi se Perëndia është i plotfuqishëm. Ajo gjithashtu tha: “Unë e di që ju do të hyni në Jeriko. Qyteti i Jerikos nuk do të mundet kurrë ta mposhtë Perëndinë. A do të më ndihmoni mua dhe të afërmit e mi?” Rahabi nuk donte të vdiste. Ajo dëshironte të mbijetonte kur të vinin izraelitët.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al