Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 183 NGA 364

1 i Samuelit 1:1, 2

Ishte një njeri nga Ramathaim-Tsofini, nga zona malore e Efraimit, që quhej Elkanah; ishte bir i Jerohamit, bir i Elihut, bir i Tohut dhe bir i Efraimitit Tsuf.
Ai kishte dy gra: e para quhej Ana dhe tjetra Penina. Penina kishte fëmijë, kurse Ana nuk kishte.

Hidhërimi i Anës

Gjërat nuk po shkonin mirë në shtëpinë e Elkanahut. Shpesh u krijuan zënka. Po si kështu? Elkanahu ishte martuar me Anën, por edhe me Peninën. Elkanahu kishte dy gra. Kjo gjë është e ndaluar nga Perëndia. Gjërat nuk po shkonin mirë. Ana ishte e trishtuar, sepse nuk kishte fëmijë, ndërsa Penina kishte. Elkanahu e donte shumë Anën ndërsa Penina ishte xheloze. Ajo e ngacmonte Anën sepse ajo ende nuk kishte fëmijë. Elkanahu dëshironte ta ngushëllonte Anën por ajo vazhdonte të ishte e trishuar. Kush mund ta ndihmonte atë? Ajo e dinte se kush. Vetëm Perëndia mund ta ndihmonte. Ana iu lut Atij çdo ditë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 182Dita 184

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al