Le të lexojmë BiblënShembull
![Le të lexojmë Biblën](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F48356%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
1 i Samuelit 3:8
ZOTI e thirri përsëri për të tretën herë Samuelin. Kështu ai u ngrit, shkoi tek Eli dhe i tha: «Ja ku jam, se ti më thirre». Atëherë Eli kuptoi që ZOTI e thërriste të riun.
Thirrja e Samuelit
Ishte bërë natë. Samueli dhe Eli po flinin në tabernakull. Papritmas Samueli dëgjoi një zë: “Samuel!” Ai ia ktheu: “Ja ku jam”, dhe shkoi te Eli. “Më thirre”, i tha ai Elit. “Jo, nuk të kam thirrur unë”, tha Eli. “Shko dhe vazhdo të flesh.” Pak më vonë Samueli e dëgjoi përsëri zërin. Ai shkon te Eli, por përsëri Eli i tha: “Nuk të kam thirrur unë”. Samueli nuk po e kuptonte aspak se çfarë po ndodhte. Ai me të vërtetë dëgjoi dikë që po e thërriste, një zë të vërtetë që e thirri në emër. Kush mund të ishte përveç Elit? Më pas ai e dëgjoi përsëri zërin. Ai shkoi me shpejtësi te Eli. Tani Eli e kuptoi se kush po e thërriste Samuelin. Perëndia!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
![Le të lexojmë Biblën](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F48356%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al