Le të lexojmë BiblënShembull
![Le të lexojmë Biblën](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F48356%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
1 i Samuelit 9:19
Samueli iu përgjegj Saulit dhe i tha: «Jam unë shikuesi. Ngjitu para meje në kodër; sot do të hani me mua. Nesër në mëngjes do të lë të shkosh dhe do të të tregoj tërë ato që ke në zemër.
Një vakt me Samuelin
Samueli i tha Saulit: “Unë jam profeti. Eja dhe ha bukë me mua dhe nesër, herët në mëngjes mund të largohesh përsëri. Gomerët janë gjetur. Kujt i përkasin të gjitha gjërat në vendin tonë të Izraelit? Ato janë tuajat”. Sauli nuk e kuptoi çfarë Samueli po i thoshte. Ai ishte thjesht një çunak i zakonshëm dhe ndërkohë Samueli po thoshte se ai ishte shumë i rëndësishëm? Ata hëngrën bukën e tyre. Saulit iu dha një copë e madhe mishi. Më e madhe se mishi që po hanin të tjerët. Kuzhinierja e kishte ruajtur posaçërisht për të. Përse? Sauli nuk e dinte përse. Por Samueli po. Ai kishte një urdhër nga Perëndia.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
![Le të lexojmë Biblën](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F48356%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al