Le të lexojmë BiblënShembull
![Le të lexojmë Biblën](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F48356%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
1 i Samuelit 10:1
Atëherë Samueli mori një enë të vogël me vaj dhe e derdhi mbi kokën e tij; pastaj e puthi dhe tha: "A nuk të ka vajosur ZOTI si kreu i trashëgimisë së tij?
Vajosja e Saulit
Ishte mëngjes herët. Samueli dhe Sauli ishin duke qëndruar mbi çatinë e shtëpisë. Samueli dëshironte të fliste me Saulin. Sauli largoi shërbëtorin e tij. Pastaj Samuelit i tha Saulit: “Ndalu një çast, që të mund të të njoftoj fjalën e Perëndisë”. Sauli mori një mesazh nga Perëndia që ishte shumë i veçantë! Pastaj Samueli mori një enë të vogël me vaj. Ai e derdhi vajin mbi kokën e Saulit. Tani Sauli ishte mbreti i popullit të Izraelit. Perëndia Vetë i kishte thënë atij! Gjithashtu edhe Sauli e dinte që ai do të ishte mbret!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
![Le të lexojmë Biblën](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F48356%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al