Le të lexojmë BiblënShembull
![Le të lexojmë Biblën](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F48356%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
1 i Samuelit 13:14
Dhe në tërë Izraelin filluan të thonë: «Sauli mundi garnizonin e filistenjve dhe Izraeli tani urrehet nga filistenjtë». Kështu populli u thirr në Gilgal për të shkuar pas Saulit.
Ndëshkimi i Saulit
Në vendin e Izraelit po bëhej luftë. Filistejtë kishin ardhur aty. Sauli kishte frikë se do t’i duhej të luftonte së bashku me ushtarët e tij. Ai e dinte që nuk mund ta bënte këtë i vetëm. Kjo ishte arsyeja pse ai i kërkoi Samuelit që të vinte. Ai duhej të bënte një flijim dhe t'i kërkonte Perëndisë ndihmë. Por Samueli nuk erdhi. Ai e priti atë për shtatë ditë! Kështu në fund Sauli vendosi t’ia ofronte vetë flijimin Perëndisë. Kur sapo kishte mbaruar me flijimin, mbërriti Samueli. Samueli ishte shumë i zemëruar. Perëndia ishte gjithashtu i zemëruar me Saulin. Vetëm Samueli kishte të drejtë t’i bënte flijime Zotit, sepse Zoti kishte thënë që bërja e flijimeve ishte pjesë e veprës së tij. Sauli u ndëshkua sepse nuk e dëgjoi Perëndinë. Një tjetër mbret do ta zinte vendin e tij.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
![Le të lexojmë Biblën](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F48356%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al