Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 196 NGA 364

1 i Samuelit 10:24

Pastaj Samueli i tha tërë popullit: «E shihni atë që ka zgjedhur ZOTI? Nuk ka asnjë si ai në tërë popullin». Kështu tërë populli lëshoi britma gëzimi dhe thirri: «Rroftë mbreti!».

Sauli shpallet mbret.

Në Mitspah ishte mbledhur një turmë e madhe. I gjithë populli i Izraelit ishte mbledhur aty. Samueli tha se Perëndia do t’u tregojë se kush do të zgjidhej mbret. Samueli hodhi short. Perëndia bëri që Sauli të caktohej si mbreti i ri. Po ku ishte ai? Sauli ishte fshehur midis çantave dhe bagazheve. Perëndia u tregoi atyre se ku ndodhej. Pas kësaj Sauli duhej të dilte para tyre. Të gjithë panë se ai ishte më i gjatë se burrat e tjerë të Izraelit. Ata brohorisnin: “Rroftë mbreti!”. Ata ishin të lumtur me mbretin e tyre të ri. Por a e harruan ata Perëndinë, Mbretin e tyre të vërtetë?

Mendo rreth kësaj...

Populli i Izraelit dëshironte të kishte një mbret. Ashtu siç kishin kombet e tjera. Ata nuk donin ta dëgjonin më Perëndinë. Nganjëherë, neve na pëlqen të bëjmë të njëjtat gjëra që bëjnë të tjerët. Edhe nëse kjo është në kundërshtim me ligjin e Perëndisë. Perëndia nuk dëshiron që ne të veprojmë kështu. Prandaj, gjithmonë duhet të pyesim se çfarë dëshiron Perëndia që të bëjmë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 195Dita 197

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al