Le të lexojmë BiblënShembull
![Le të lexojmë Biblën](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F48356%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
1 i Samuelit 16:11
Pastaj Samueli i tha Isait: «A janë këtu tërë bijtë e tu?». Ai u përgjigj: «Mungon më i riu që tani është duke kullotur delet». Samueli i tha Isait: «Dërgo ta sjellin, sepse nuk do të shtrohemi në tryezë para se ai të vijë këtu».
A është mbreti në mesin e tyre?
Më pas erdhi Abinadabi. Perëndia tha: “As ky nuk është mbreti i ri”. Pastaj erdhi djali i tretë, Shamahu. Por as ai nuk do të ishte mbreti i ri. Pas tyre erdhën të gjithë djemtë e tjerë. Por për secilin prej tyre, Perëndia tha: “Ky nuk është mbreti”. Si ishte e mundur vallë? Samueli pyeti nëse Isai kishte djem të tjerë. “Po”, tha Isai, “kam djalin më të vogël, i cili është në fushë. Ai kujdeset për delet.” Në fakt Isai nuk mendoi ta merrte dhe atë. Ai ishte ende i ri, prandaj nuk merrte pjesë në vakte të tilla. Por Samueli i tha: “Shko dhe merre”.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
![Le të lexojmë Biblën](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapi.com%2Fhttps%3A%2F%2Fs3.amazonaws.com%2Fyvplans%2F48356%2F1280x720.jpg&w=3840&q=75)
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al