Le të lexojmë BiblënShembull

1 i Samuelit 17:20
Kështu Davidi u ngrit herët në mëngjes, ia la delet e tij një rojtari, mori ngarkesën e tij dhe u nis ashtu siç e kishte urdhëruar Isai. Arriti në kampin e qerreve, kur ushtria po dilte për t'u radhitur në formacion beteje dhe lëshonte britma lufte.
Davidi shkon tek ushtria.
Davidi kujdesej për kopenë e babait të tij. Tre vëllezërit e tij më të mëdhenj nuk ndodheshin në shtëpi. Ata ishin ushtarë të mbretit Saul. Ata kishin dyzet ditë që ishin larguar tashmë dhe duhej të luftonin me filistejtë. Ata e dëgjuan Goliathin teksa bërtiste çdo ditë. Isai, i ati, i kërkoi Davidit të shkonte të shihte vëllezërit e tij dhe të merrte bukë dhe djathë me vete për vëllezërit dhe për ushtarët e tjerë. Ai gjithashtu duhej t'i pyeste ata se si po shkonin gjërat. I ati i tyre ishte i shqetësuar për ta. Ishte aq e rrezikshme të ishe ushtar. Kjo ishte arsyeja përse Davidi u nis për udhëtim. Ai u takua me vëllezërit e tij dhe i pyeti se si ishin.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al