Le të lexojmë BiblënShembull

1 i Samuelit 17:40
Pastaj mori në dorë shkopin e tij, zgjodhi pesë gurë të lëmuar në përrua, i vuri në torbën e bariut, në një thes të vogël që kishte me vete; pastaj me hobenë në dorë u nis kundër filisteut.
Pa armaturën ushtarake
Sauli pranoi. Davidi mund të shkonte dhe të luftonte kundër Goliathit. Sauli i dha Davidit armaturën e ushtarit. Ai vuri një përkrenare të madhe në kokën e Davidit. Gjithashtu i veshi një parzmore, një kostum hekuri për të luftuar. Sauli i dha dhe një shpatë të madhe. Kështu Davidi ishte gati për të luftuar. Por Davidi tha: “Unë nuk mund të shkoj të luftoj veshur me këtë armaturë”. Davidi hoqi veshjet e metalta dhe përkrenaren. Ai ia ktheu shpatën mbretit. Çfarë do të bënte ai ndërkohë? Davidi do të shkonte dhe do të luftonte me rrobat e tij, me një rrobë të thjeshtë bariu. Ai mori pesë gurë dhe një shkop, dhe hobenë e tij. Ai kishte veshur rrobat e një bariu dhe jo armaturën e një ushtari.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al