Le të lexojmë BiblënShembull

1 i Samuelit 19:2
Kështu Jonathani e informoi Davidin, duke i thënë: «Sauli, ati im, kërkon të të vrasë; prandaj nesër në mëngjes ruhu, rri në një vend të fshehtë dhe fshiu.
Davidi është në rrezik.
Jonathani ishte i frikësuar. Çfarë ishte duke thënë babai i tij? A do ta vriste ai Davidin? Kjo nuk duhej të ndodhte! Davidi u vajos nga Perëndia. A nuk do të ishte ai mbreti i ri? Atëherë ai kurrsesi nuk duhej të vritej! Ai vrapoi për te Davidi dhe i tha: “David duhet të fshihesh, sepse im atë kërkon të të vrasë”. Davidi ia vuri veshin Jonathanit dhe u fsheh. Jonathani u kthye tek babai i tij. Ai po i thoshte mbretit Saul që Davidi nuk kishte bërë asgjë të keqe. Në fakt Davidi e kishte ndihmuar atë shumë. Mbreti Saul nuk duhej t'i bënte Davidit asnjë gjë të keqe. Kështu mbreti premtoi se nuk do ta vriste Davidin. Menjëherë Jonathani shkoi te Davidi për t'i treguar këtë lajm.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al