Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 213 NGA 364

1 i Samuelit 26:5

Atëherë Davidi u ngrit dhe shkoi në vendin ku Sauli kishte ngritur kampin. Davidi vrojtoi vendin ku ishin shtrirë Sauli dhe Abneri, bir i Nerit, komandant i ushtrisë së tij. Sauli ishte shtrirë në kampin e qerreve dhe njerëzit e tij ishin rreth tij.

Shumë pranë mbretit Saul

Davidi duhej të arratisej. Çdo ditë Sauli dhe ushtarët e tij u përpoqën ta kapnin. Davidi ndodhej në shkretëtirë. A ishte i sigurt ai atje? Jo, mbreti Saul erdhi me një ushtri të madhe për ta kapur dhe për ta vrarë. Davidi nuk ishte i vetëm. Ai gjithashtu kishte shërbëtorë dhe miq që e ndihmonin. Por mbi të gjitha, Perëndia e ndihmoi atë. Një ditë Sauli iu afrua shumë. Davidi i pa ushtarët dhe mbretin. Mbreti Saul nuk mund ta shihte Davidin. Kështu Davidi bëri një plan. Ai pyeti shërbëtorët e tij: “Kush guxon të shkojë me mua te mbreti?” Abishai i tha: “Unë do të vij me ty”.

Shkrimet e Shenjta

Dita 212Dita 214

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al