Le të lexojmë BiblënShembull

2 i Samuelit 11:2
Një mbrëmje u ngrit nga shtrati i tij dhe filloi të shëtisë në tarracën e pallatit mbretëror. Nga tarraca pa një grua që po bënte banjo; dhe gruaja ishte shumë e bukur.
Mbi çati
Ishte verë. Ushtarët e mbretit David ishin larguar nga Jerusalemi për të luftuar. Davidi nuk kishte shkuar me ta. Ai ndodhej në shtëpi. Davidi ngjiti shkallët për në çatinë e sheshtë, ku mund të bëje shëtitje. Nga aty mund të shihje edhe shtëpitë e tjera të Jerusalemit. Davidi pa rreth e rrotull tij. Çfarë po shihte? Një grua. Davidi vazhdoi të shihte. Ai mendoi me vete: “Sa grua e bukur, e këndshme. Do të doja të martohesha me të.” Ai shkoi te një shërbëtor dhe e pyeti se kush ishte ajo grua. Shërbëtorët e dinin se kush ishte ajo. Ajo ishte Bath-Sheba, gruaja e Uriahut.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al