Le të lexojmë BiblënShembull

2 i Samuelit 11:8
Pastaj Davidi i tha Uriahut: «Zbrit në shtëpinë tënde dhe laji këmbët». Uriahu doli nga shtëpia e mbretit dhe i nisën një dhuratë nga ana e mbretit.
Një plan i gabuar
Davidi dhe Bath-Sheba nuk donin t'ia tregonin sekretin Uriahut. Davidi bëri një plan tjetër. Uriahu duhet të kthehej në shtëpi. Atëherë të gjithë do të mendonin se Uriahu ishte babai i foshnjës. Joabi, shërbëtori, shkoi dhe e mori atë. Uriahu erdhi te Davidi. Ai i tha Davidit se gjërat po shkonin mirë në ushtri. Davidi i tha Uriahut se mund të shkonte në shtëpi që të pushonte për pak kohë. Ai nuk kishte pse të luftonte. Ai mund të shkonte te gruaja e vet. Por çfarë ndodhi? Uriahu nuk shkoi në shtëpi. Ai u shtri para derës së pallatit. Plani i lig i Davidit dështoi. Uriahu dëshironte të shkonte përsëri në luftë së bashku me ushtarët e tjerë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al