Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 222 NGA 364

2 i Samuelit 12:7, 11

Atëherë Nathani i tha Davidit: «Ti je ai njeri! Kështu thotë ZOTI, Perëndia i Izraelit: "Unë të kam vajosur mbret të Izraelit dhe të kam çliruar nga duart e Saulit.

Kështu thotë ZOTI: «Ja, unë do të sjell kundër teje fatkeqësinë nga vetë shtëpia jote, dhe do t'i marr gratë e tua para syve të tu për t'ia dhënë një tjetri, që do të bashkohet me to ditën.

Ardhja e profetit

Davidi dhe Bath-Sheba ishin martuar. Bath-Sheba jetonte me Davidin në pallatin e tij. Ata u bënë me një djalë. A ishte i lumtur Davidi tani? Jo, nuk ishte, sepse ai harroi Perëndinë. Prandaj gjërat nuk do të shkonin kurrë mirë. Por Zoti nuk e kishte harruar Davidin. Profeti Nathan erdhi tek ai. Ai i tregoi një histori; “Na ishte një njeri që kishte shumë dele. Na ishte gjithashtu dhe një njeri i varfër, i cili kishte vetëm një qengj. Ai e donte shumë atë. I pasuri mori qengjin e të varfërit e theri dhe e hëngri.” Davidin, kjo histori e zemëroi shumë. “Ai pasanik duhet të dënohet!”, tha Davidi. Pastaj profeti Nathan iu përgjigj: “David, ti je ai njeri!”.

Shkrimet e Shenjta

Dita 221Dita 223

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al