Le të lexojmë BiblënShembull

Luka 1:13
Por engjëlli i tha: «Mos u tremb, Zakaria, sepse lutja jote u plotësua dhe gruaja jote Elizabeta do të lindë një djalë, të cilit do t'ia vësh emrin Gjon.
Zakaria në tempull
Zakaria dhe Elisabeta ishin të moshuar. Ata ishin aq të moshuar sa nuk mund të kishin më fëmijë. Kjo gjë i trishtonte. E megjithatë ata vazhdonin të ishin të lumtur, sepse e donin shumë Perëndinë. Ai e dinte se çfarë ishte e mirë për ta. Zakaria ishte prift. Ai shërbente në shtëpinë e Perëndisë, në tempull. Një ditë ai bëri një flijim. Jashtë njerëzit po prisnin derisa Zakaria të dilte nga tempulli për t'u lutur me ta, por papritmas, një engjëll iu shfaq pranë Zakarias. Ai i tha: “Mos ki frikë! Perëndia e ka dëgjuar lutjen tuaj. Ju do të bëheni me një fëmijë të cilin do ta quani Gjon. Ai do të jetë një shërbëtor i Perëndisë dhe do t'u thotë njerëzve se Jezusi do të vijë në tokë.”
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al