Le të lexojmë BiblënShembull

Luka 1:41
Dhe ndodhi që, sapo Elizabeta dëgjoi përshëndetjen e Marisë, fëmija i kërceu në bark, dhe Elizabeta u mbush me Frymën e Shenjtë
Maria dhe Elizabeta
Kur të ndodh diçka e bukur ose kur merr një lajm të mirë, do të të pëlqente ta ndaje dhe me të tjerë apo jo? Kështu veproi edhe Maria. Ajo shkoi të vizitonte kushërirën e saj Elisabetën. Në barkun e Elisabetës po rritej një fëmijë. Fëmija që Perëndia i kishte premtuar Zakarias. Kur Maria hyri në shtëpi, diçka ndodhi. Elisabeta ndjeu se bebi i saj lëvizi papritur. Dhe Elisabeta tha: “Përse po vjen nëna e Jezusit tek unë?”. Perëndia Vetë i kishte thënë Elizabetës se Maria do të bëhej gjithashtu nënë. E ëma e Jezusit, Birit të Perëndisë. Të dyja e besonin këtë!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al