Le të lexojmë BiblënShembull

Luka 1:67, 68
Dhe Zakaria, ati i tij, u mbush me Frymën e Shenjtë dhe profetizoi, duke thënë:
«Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, sepse e ka vizituar dhe i bëri shpengim popullit të vet;
Zakaria këndon.
Zakaria mund të fliste përsëri. Por jo vetëm që po fliste, ai gjithashtu filloi të këndojë sepse ishte shumë i lumtur. Ashtu si Maria. Ai i këndoi një këngë lavdërimi Perëndisë. Ai këndoi për fëmijën Gjon. Shumë shpejt, kur ai tërritej, Gjoni do të bëhej një profet, një shërbëtor i Perëndisë. Ai do t'u tregonte njerëzve për Jezusin, Birin e Perëndisë. Zakaria këndoi për Jezusin, i Cili do të vinte. Ai do të lindte për të çliruar njerëzit nga mëkati i tyre. Zakaria ndoshta ishte duke menduar për mëkatin e tij. Ai nuk i besoi engjëllit të Perëndisë. Por Perëndia gjithashtu do t'ia falte mëkatet e tij. Kjo ishte arsyeja pse Zakaria ishte shumë i lumtur. Jezusi do të vijë!
Mendo rreth kësaj...
Çfarë mëkatesh ke bërë këtë javë? A je i trishtuar për këto mëkate? Kërkoji Perëndisë që të njohësh Jezusin. Kërkoji Perëndisë që të të falë mëkatet. Sepse Ai erdhi në tokë për të falur mëkatet tona. Emri i Tij është Jezus, që do të thotë se Ai i çliron njerëzit mëkatarë nga mëkati i tyre dhe i bën ata përsëri të lumtur.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al