Le të lexojmë BiblënShembull

Luka 2:15, 16
Dhe ndodhi që, kur engjëjt u larguan prej tyre në qiell, barinjtë i thanë njeri tjetrit: «Le të shkojmë deri në Bethlehem për të parë ç'ka ndodhur dhe ç'na ka bërë të ditur Zoti».
Shkuan, pra, me nxitim dhe gjetën Marinë, Jozefin dhe fëmijën që ndodhej në një grazhd.
Barinjtë adhurojnë Jezusin.
Engjëjt u kthyen në qiell dhe në fushë ra përsëri nata. Por barinjtë e dinin: Shpëtimtari kishte lindur! Ata donin të shkonin tek Fëmija i vogël. Ata nuk pritën derisa të bëhej dritë, por shkuan tek Ai menjëherë! Sa të lumtur duhet të kenë qenë Jozefi dhe Maria që ata u erdhën për vizitë. Perëndia Vetë i çoi barinjtë te ata. Barinjtë treguan se çfarë kishte ndodhur kur po kullosnin bagëtinë. Maria dëgjoi në heshtje. Ajo mendonte rreth asaj ngjarjeje pa pushim. Në mëngjes barinjtë u larguan përsëri. Ata e ndanë lajmin e mirë me të gjithë ata që donin ta dëgjonin atë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al