Le të lexojmë BiblënShembull

Luka 2:21
Dhe kur u mbushën të tetë ditët, për të rrethprerë fëmijën, ia vunë emrin Jezus, emër i dhënë nga engjëlli, para se ai të ngjizej në bark.
Fëmija quhet Jezus.
Në kohët biblike, një foshnje nuk i vihej emri para se të bëhej tetë ditësh. Jozefi dhe Maria e quajtën fëmijën Jezus që do të thotë: Shpëtimtar. Ai do ta çlirojë popullin e Tij nga mëkatet e tyre. Engjëlli Gabriel i kishte thënë Marisë që duhej t’i vinte atë emër. Jezusi gjithashtu u rrethpre. Në Izrael çdo djali që ishte tetë ditësh, i pritej pak lëkurë nga bibilushi. Kjo ishte një shenjë që tregonte se ata i përkisnin Perëndisë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al