Le të lexojmë BiblënShembull

Luka 2:25,26
Dhe, ja, në Jeruzalem ishte një njeri që quhej Simeon; Ky njeri ishte i drejtë dhe i devotshëm dhe po priste ngushëllimin e Izraelit; dhe Fryma e Shenjtë ishte mbi të.
Dhe atij i qe zbuluar nga Fryma e Shenjtë se nuk do të vdiste para se të kishte parë Krishtin e Zotit.
Simeoni
A ke pritur ndonjëherë për një kohë shumë të gjatë që diçka të realizohej? A të është premtuar diçka dhe para se ta merrje kishte kaluar shumë kohë? Dhe kur e more u gëzove! Në Jerusalem jetonte një njeri, emri i të cilit ishte Simeon. Perëndia i kishte premtuar diçka. Para se të vdiste ai do të shihte Jezusin. Simeoni kishte qenë duke pritur për Jezusin për një kohë shumë të gjatë tashmë. Ai e donte Atë. Por ai gjithashtu bëri gjëra të mëkatshme, gjëra të cilat nuk ishin të mira. Atij nuk i pëlqente aspak kjo gjë. Ai e di që Jezusi mund ta ndihmonte. Jezusi dëshironte t’ia falte mëkatet. Kjo ishte arsyeja pse Simeoni ishte kaq i zellshëm për ta parë atë! A lutesh gjithashtu dhe ti që mëkatet e tua të të falen?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al