Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 245 NGA 364

Luka 2:37, 38

Ajo ishte e ve dhe, megjithëse ishte tetëdhjetë e katër vjeçe, nuk largohej nga tempulli, duke i shërbyer Perëndisë natë e ditë me agjërime dhe lutje.

Edhe ajo erdhi në atë orë, lavdëroi Zotin dhe u fliste për këtë fëmijë gjithë atyre që prisnin shpengim në Jerusalem.

E moshuara Ana

Simeoni nuk ishte personi i vetëm që po priste Jezusin. Ana gjithashtu jetonte në Jerusalem. Ajo ishte 84 vjeç. I shoqi i saj kishte vdekur shumë vite më parë. Edhe ajo dëshironte ta shihte Jezusin. Ajo ishte lutur kaq shpesh për këtë dëshirë. Tani Ana ishte duke hyrë në tempull kur pa Simeonin, Jozefin dhe Marinë, si dhe... një fëmijë të vogël! Ana e dinte gjithashtu që: ky është Shpëtimtari, të Cilin Zoti ka premtuar. Ajo do t'ua tregonte këtë të gjithë atyre që donin ta dëgjonin. Sepse kishte shumë njerëz në Jerusalem që prisnin Zotin. Çfarë dite e gëzueshme për Anën!

Mendo rreth kësaj...

Ti ke lexuar tashmë për disa njerëz që e adhuruan Jezusin dhe që besuan tek Ai. A do të dëshiroje të ishe edhe ti një prej tyre? Kërkoja Perëndisë këtë. Dëgjo se çfarë të thotë Ai në Bibël!

Shkrimet e Shenjta

Dita 244Dita 246

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al