Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 249 NGA 364

Luka 3:3

Atëherë ai e përshkoi gjithë krahinën përreth Jordanit, duke predikuar pagëzim pendimi për faljen e mëkateve,

Gjon Pagëzori

A tëkujtohet emri i fëmijës së Zakarisë dhe Elizabetës...? Gjon! Edhe Gjoni ishte rritur tashmë, ashtu si Jezusi. Ai po shkonte në lumin Jordan. Ai qëndroi në një vend ku shumë njerëz kalonin lumin. Aty ai u fliste për Jezusin. Populli e quajti atë Gjon Pagëzori, sepse kur njerëzit besonin në Jezusin, Gjoni i pagëzonte në lumë. Ata zhyteshin poshtë nën ujë. Pastaj ata ngriheshin përsëri: tërësisht të pastër. Jezusi gjithashtu dëshiron t’i pastrojë zemrat e tyre nga mëkati në një mënyrë të ngjashme. Disa mendonin se Gjoni ishte vetë Jezusi. Por Gjoni tha: “Kjo nuk është e vërtetë. Jezusi po vjen pas meje dhe Ai është më i fuqishëm se unë.” Kjo është e vërtetë, sepse Jezusi mund të bëjë gjëra që Gjoni nuk mund t’i bëjë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 248Dita 250

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al