Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 253 NGA 364

Luka 5:4

Dhe, kur pushoi së foluri, i tha Simonit: «Shko në të thella, dhe hidhini rrjetat tuaja për të zënë peshk».

Peshkimi i mrekullueshëm (1)

Një numër i madh njerëzish kishin ardhur për të dëgjuar Jezusin. Ishin aq shumë saqë nuk kishte më vend për Jezusin. Kjo ishte arsyeja përse Ai hipi në një varkë peshkimi e cila u gjend aty pranë. Jezusi i kërkoi Simon Pjetrit që të lundronte pak larg bregut. Prej aty të gjithë mund ta shihnin dhe ta dëgjonin Jezusin. Ai e kishte mbaruar predikimin kur i tha Pjetrit: “Lundro më thellë dhe lësho rrjetat. Shkoni dhe kapni disa peshq.” Por ata tashmë kishin peshkuar gjithë natën dhe nuk zunë dot asnjë peshk. Megjithatë, Pjetri iu bind. Sepse ai besonte se Jezusi do t'i ndihmonte.

Shkrimet e Shenjta

Dita 252Dita 254

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al