Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 258 NGA 364

Marku 6:41

Dhe ai si mori të pesë bukët dhe të dy peshqit, ngriti sytë nga qielli, i bekoi dhe i theu bukët dhe ua dha dishepujve të vet, që t’ua vinin përpara atyre; dhe të dy peshqit ua ndau të gjithëve.

Pesë bukë dhe dy peshq (2)

Shumë e shumë njerëz po dëgjonin Jezusin. Por tashmë kishte rënë muzgu. Gjithë ata njerëz kishin nevojë të hanin. Dishepujt thanë: “Shpërndaji, që të shkojnë të blejnë pak ushqim”. Jezusi nuk i shpërndau. Ai tha: “Jepuni ju atyre ushqim”. Po si vallë? A kishin marrë njerëzit ushqim me vete? Po, një djalë kishte pesë bukë dhe dy peshq. Por a ishte kjo e mjaftueshme për më shumë se pesë mijë njerëz? Populli u ul. A e di se çfarë ndodhi më pas? Jezusi e ndau bukën dhe peshkun në disa pjesë. Dishepujt ua dhanë ushqimin njerëzve. Kur të gjithë kishin marrë mjaftueshëm, tepruan ende ca!

Shkrimet e Shenjta

Dita 257Dita 259

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al