Le të lexojmë BiblënShembull

Marku 6:34
Dhe kur Jezusi doli nga barka, pa një turmë të madhe dhe pati dhembshuri, sepse ishin si delet pa bari; dhe nisi t’u mësojë shumë gjëra.
Pesë bukë dhe dy peshq (1)
Dishepujt erdhën tek Jezusi. Ata i treguan Atij çfarë kishin bërë. Pastaj Jezusi tha: “Le të shkojmë në një vend të qetë që të mund të pushoni pak.” Jezusi dhe dishepujt e Tij lundruan për në anën tjetër të liqenit. Njerëzit i panë ata teksa u larguan dhe i ranë përqark bregut për të shkuar tek Jezusi. A u zemërua Ai kur i pa gjithë ata njerëz përsëri? A tha Ai: “Nuk dua që të flas me ju tani, jam i lodhur?” Jo, Ai përsëri foli me ta. Jezusi nuk lodhet kurrë së mësuari njerëzve diçka dhe duke i kthyer ata në besim!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al