Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 259 NGA 364

Mateu 12:13

Atëherë i tha njeriut: «Shtrije dorën tënde! ». Dhe e shtriu dhe u bë shëndoshë si tjetra.

Shërimi i një burri ditën e Shabatit

Jezusi ishte duke shkuar për në sinagogë. Sinagoga është një lloj kishe e hebrenjve. Në sinagogë po qëndronte një njeri që kishte një dorë të paralizuar. Ai nuk mund të punonte. Farisenjtë shihnin Jezusin duke vështruar këtë njeri. Ata e dinin se Ai mund ta shëronte atë. Atëherë ata i bëjnë një pyetje të vështirë: “A është e lejueshme të shërohet dikush ditën e shabatit?” Ata shpresonin se Jezusi do të thoshte diçka të gabuar. Atëherë ata mund ta fusnin në burg. Jezusi i pyeti: “Nëse një dele bie në një gropë gjatë shabatit, a është e lejueshme ta nxjerrësh atë nga gropa?” Sigurisht që është! Prandaj edhe Jezusi mund ta shëronte këtë njeri. Dhe Ai e shëroi atë. Dora e atij njeriu u shërua!

Mendo rreth kësaj...

Këtë javë kemi lexuar shumë për mrekullitë që Jezusi ka bërë. Ai kurrë nuk largoi njeri! A do të mësosh më shumë për Jezusin, ashtu si për njerëzit për të cilët kemi lexuar? Lexoje shpesh Fjalën e Perëndisë dhe lutu për Frymën e Shenjtë!

Shkrimet e Shenjta

Dita 258Dita 260

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al