Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 260 NGA 364

Marku 10:46, 47

Dhe kështu arritën në Jeriko. Kur ai po dilte nga Jerikoja me dishepujt e tij dhe me një turmë të madhe, biri i Timaeut, Bartimeu i verbër, ishte ulur gjatë rrugës dhe lypte.
Kur dëgjoi se ai që po kalonte ishte Jezusi nazarenas, filloi të bërtasë dhe të thotë: «Jezus, ti bir i Davidit, ki mëshirë për mua!».

Bartimeu i verbër (1)

Jezusi ishte duke u larguar nga qyteti i Jerikos. Një lypës po qëndronte ulur pranë portës. Ai ishte Bartimeu. Ai ishte i verbër. Bartimeu dëgjoi se Jezusi po kalonte aty. Atëherë ai filloi të bërtiste: “Jezus, Bir i Davidit, më ndihmo!” Turma u zemërua. Ata i thanë: “Hesht!” Por Bartimeu filloi të thërriste më fort: “Jezus, Bir i Davidit, më ndihmo!” Ai e dinte: vetëm Jezusi mund ta ndihmonte!

Shkrimet e Shenjta

Dita 259Dita 261

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al