Le të lexojmë BiblënShembull

Mateu 14:25
Por në rojën e katërt të natës, Jezusi shkoi drejt tyre, duke ecur mbi det.
Jezusi ecën mbi det. (2)
Dishepujt po lundronin në det. Dishepujt ishin të frikësuar. Dikush po ecte mbi ujë. “Fantazëm!” thërrisnin ata. Por njeriu u tha: “Mos kini frikë, jam Unë”. Ishte Jezusi! Pjetri tha: “Nëse je Ti, më lër të vij te ti”. Jezusi i tha: “Eja”. Dhe pastaj Pjetri eci mbi dallgët drejt Jezusit. Por kur Pjetri pa dallgët, ai u frikësua dhe filloi të fundosej në ujë. Ai klithi: “Zot, më ndihmo!”. Zoti e kapi dhe i tha: “O njeri besimpak, pse kishe kaq frikë?”. Së bashku u ngjitën në barkë. Stuhia menjëherë pushoi!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al