Le të lexojmë BiblënShembull

Luka 7:2
Dhe një kryeqindës kishte një shërbëtor që e donte shumë; e kishte të sëmurë keq, për vdekje.
Kryeqindësi në Kapernaum (1)
Jezusi po udhëtonte drejt Kapernaumit. Një kryeqindës romak jetonte atje. Ai ishte komandant i shumë ushtarëve. Shërbëtori i tij ishte shumë i sëmurë. Komandanti kishte dëgjuar për Jezusin. Ai besonte se Jezusi mund ta shëronte shërbëtorin e vet. Ai dërgoi njerëzit më të rëndësishëm të sinagogës tek Ai. Ata i thanë: “A do të vish me ne? Shërbëtori i komandantit është shumë i sëmurë. Ky komandant e meriton që Ti të vish sepse ka ndërtuar sinagogën tonë!”
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al