Le të lexojmë BiblënShembull

Luka 17:15
Dhe një nga ata, si e pa se u shërua, u kthye mbrapa dhe përlëvdonte Perëndinë me zë të lartë.
Shërimi i dhjetë vetëve, ku janë nëntë të tjerët? (2)
Dhjetë lebrozët ishin shëruar nga Jezusi. Nëntë prej tyre shkuan te prifti. Njëri nga ata u kthye. Ai e falënderoi Jezusin. Jezusi e pyeti: “Ku janë nëntë të tjerët? A nuk u shëruan edhe ata gjithashtu? A është kthyer vetëm një njeri për të më falënderuar?” Ai i tha këtij njeriu: “Shko në shtëpi, besimi yt të ka bërë të shërohesh”. Sa mirënjohës ishte ky njeri!
Mendo rreth kësaj...
Jezusi kishte shëruar dhjetë vetë. Vetëm njëri prej tyre u kthye për ta falënderuar Jezusin. E di pse? Ky njeri beson përmes Frymës së Shenjtë që Jezusi ka bërë një mrekulli të madhe. Kjo është arsyeja pse ai e falënderon Jezusin me gjithë zemër.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al