Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 276 NGA 364

Luka 19:9

Dhe Jezusi i tha: «Sot u bë shpëtim në këtë shtëpi, sepse edhe ky është bir i Abrahamit.

Zakeu (2)

Jezusi shkoi me Zakeun në shtëpinë e tij. Njerëzit që e panë murmurisin. Zakeu ishte gjithashtu një tagrambledhës, një mbledhës taksash. A nuk e dinte Zoti këtë? Njerëzit kurrë nuk do të uleshin me atë. Ata mendonin se ishin shumë më të mirë se Zakeu. Por në shtëpi shohim një Zake të lumtur. Ai tha: “Gjysmën e gjithçkaje që kam do t'ua jap njerëzve të varfër. Dhe nëse kam vjedhur diçka, do të kthej katër herë më shumë nga sa kam vjedhur.” Ai nuk mendonte se paratë e tij ishin më të rëndësishme. Atë ditë Jezusi u bë Shpëtimtari i tij. Jezusi u tha njerëzve të tjerë se Ai erdhi për të kërkuar njerëz të humbur, për t'i shpëtuar ata. Ai e bën këtë edhe sot!

Shkrimet e Shenjta

Dita 275Dita 277

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al