Le të lexojmë BiblënShembull

Luka 10:41, 42
Por Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: «Martë, Martë, ti po shqetësohesh dhe mundohesh për shumë gjëra; por një gjë është e nevojshme, dhe Maria zgjodhi pjesën e mirë, që asaj nuk do t’i hiqet».
Marta dhe Maria
Jezusi po vinte me dishepujt e tij në fshatin e Betanisë. Ai po vizitonte miqtë e Tij: Martën, Marinë dhe Llazarin. Të tre ata e donin Jezusin. Marta punonte shumë. Ajo po përgatiste një vakt për të ngrënë. Maria u ul me Jezusin dhe po dëgjonte Atë. Marta u zemërua dhe i tha Jezusit: “Po më bie të bëj gjithçka e vetme”. Jezusi i tha: “Ti shqetësohesh për shumë gjëra. Por një gjë është e nevojshme. Maria ka zgjedhur pjesën më të mirë. Kjo nuk do t'i hiqet asaj.” Kjo gjë e nevojshme është që të dëgjosh Jezusin.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al