Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 282 NGA 364

Luka 15:7

Dhe unë po ju them se po kështu në qiell do të ketë më shumë gëzim për një mëkatar të vetëm që pendohet, sesa për nëntëdhjetë e nëntë të drejtë, që nuk kanë nevojë të pendohen.

Delja e humbur

Mbledhësit e taksave dhe mëkatarët e tjerë erdhën gjithashtu për ta dëgjuar Jezusin. Farisenjtë dhe skribët e panë këtë gjë. Ata murmurisnin: “Jezusi rri me mëkatarët dhe ha me ta”. Atëherë Jezusi tregoi përsëri një shëmbëlltyrë. Një bari kishte njëqind dele. Por ai humbi njërën! Ai i la të nëntëdhjetë e nëntë delet dhe shkoi të kërkonte atë që i kishte humbur. Ai e gjeti përsëri! A ishte i zemëruar ai me delen? Jo, ai e mban atë mbi shpatulla dhe e kthen te kopeja. Pastaj ai thirri fqinjët dhe miqtë e tij. Ai bëri një festë sepse kishte gjetur delen e tij të humbur! Po kështu do të ketë gëzim në parajsë kur dikush do të marrë një zemër të re!

Shkrimet e Shenjta

Dita 281Dita 283

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al