Le të lexojmë BiblënShembull

Luka 12:21
Kështu i ndodh atij që grumbullon thesar për vete dhe nuk është i pasur ndaj Perëndisë.
Budallai i pasur
Jezusi tregoi një histori për një njeri të pasur. Misri në tokën e tij po rritej shumë mirë. Pemët e tij po jepnin shumë fruta. Ky njeri mendonte me vete: “Çfarë të bëj? Në tokën time rriten shumë gjëra. E di se çfarë do të bëj. Unë do të ndërtoj hambarë më të mëdhenj. Atëherë nuk do të më duhet të punoj për ca kohë, sepse kam mjaftueshëm. Kështu mund të dal që të festoj.” Por ai e harroi Jezusin. Kjo ishte arsyeja pse Perëndia e quan atë budalla. Ai nuk kishte nevojë për Jezusin. Atë natë ndodhi një gjë e keqe. Budallai i pasur vdiq. Ai nuk e kishte menduar këtë gjë. Tani ai është i pikëlluar përgjithmonë. Sa e tmerrshme!
Mendo rreth kësaj...
Jezusi ende vazhdon t'u japë njerëzve zemra të reja. Kur Ai të jep një zemër të re, ti do të pendohesh për mëkatet e tua. Ti do ta duash Perëndinë me gjithë zemrën tënde. Ti do të duash ta dëgjosh Atë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al